Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kupa e Shqipërisë/ Barazime në ‘Air Albania’ dhe Rrogozhinë, gjysmëfinalet e kthimit premtojnë emocione

Kupa e Shqipërisë/ Barazime në ‘Air Albania’ dhe Rrogozhinë, gjysmëfinalet e kthimit premtojnë emocione

00:42, 09/04/2026

U zhvilluan këtë të mërkurë ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku të dy përballjet janë mbyllur në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidat e kthimit.

Në stadiumin “Air Albania”, sfida mes Dinamo City dhe Vllaznisë përfundoi 1-1. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 43-të me Bismark, ndërsa Dinamo City arriti të barazonte në minutat shtesë të takimit me Bregun, duke mbajtur të hapur garën për kualifikimin në finale.

Barazim me të njëjtin rezultat u regjistrua edhe në përballjen tjetër gjysmëfinale mes Egnatias dhe AF Elbasanit. Vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh, teksa Sota realizoi në minutën e 5-të. Megjithatë, AF Elbasani reagoi dhe barazoi në minutën e 44-t me Gomes.

Pas këtyre rezultateve, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat finaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale:

Dinamo City – Vllaznia 1-1

Egnatia – AF Elbasani 1-1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco