Në një natë të pasur me ndeshje në NBA, Oklahoma City Thunder dhe Detroit Pistons konfirmuan dominimin e tyre, duke siguruar vendet e para në Konferencat përkatëse. Pas fitores ndaj Los Angeles Lakers një ditë më parë, Oklahoma triumfoi edhe ndaj Los Angeles Clippers me rezultatin 128-110. Protagonist ishte Chet Holmgren me 30 pikë, ndërsa Shai Gilgeous-Alexander shtoi 20 pikë të tjera.
Fitore bindëse arriti edhe Orlando Magic, që mundën 132-120 Minnesota Timberwolves, falë një kontributi të jashtëzakonshëm nga stoli, që realizoi plot 62 pikë.
Në Lindje, Detroit Pistons shkëlqyen duke mposhtur 137-111 Milwaukee Bucks. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Jalen Duren që udhëhoqi me 21 pikë, duke konsoliduar vendin e parë.
Ndërkohë, Phoenix Suns fituan 112-107 ndaj Dallas Mavericks, falë paraqitjes spektakolare të Devin Booker me 37 pikë.
Sukses regjistruan edhe San Antonio Spurs, që mundën 112-101 Portland Trail Blazers, ku dyshja De'Aaron Fox dhe Keldon Johnson realizuan së bashku 45 pikë.
Nuk zhgënjyen as Denver Nuggets, që fituan 136-119 ndaj Memphis Grizzlies, me Jamal Murray që bëri diferencën me 26 pikë. Po ashtu, Cleveland Cavaliers triumfuan 122-116 ndaj Atlanta Hawks, falë 31 pikëve të Donovan Mitchell.
Rezultatet:
Cleveland – Atlanta 122-116
Detroit – Milwaukee 137-111
Orlando – Minnesota 132-120
Denver – Memphis 136-119
San Antonio – Portland 112-101
Clippers – Oklahoma 110-128
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: