Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

PSG i tregon Liverpoolit forcën e kampionit të Championsit

PSG i tregon Liverpoolit forcën e kampionit të Championsit

22:56, 08/04/2026

PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Parisienët triumfuan pastër 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Desire Doue kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia shënoi për 2-0 që në fund ishte edhe epilogu i këtij ballafaqimi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën tjetër në “Anfield”, teksa ekipin e drejtuar nga Arne Slot e pret një punë e madhe për ta përmbysur rezultatin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco