Në “Camp Nou”, Barcelona po luan me Atletico Madridin në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Champions League.
Dy skuadrat zhvilluan një pjesë të parë me intensitet të lartë dhe tension të madh në fushë, që përfundimisht penalizoi katalanasit.
Barcelona pa edhe një gol të anuluar në minutën e 18-të, kur Marcus Rashford u kap në pozitë jashtë loje, duke i mohuar ekipit mundësinë për të kaluar në avantazh.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 41-të, kur Pau Cubarsí u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për një ndërhyrje si lojtari i fundit.
Pas rishikimit me VAR, vendimi u ndryshua në karton të kuq, duke e lënë Barcelonën me një lojtar më pak.
Nga goditja e dënimit që pasoi, Julián Álvarez realizoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë 1-0 Atleticos.
📸 - JULIAN ALVAREZ IS CELEBRATING HIS WONDERFUL FREE KICK - THIS IS CRAZYY THIS IS MADNESS WOW WOW WOW!!!!!! 🪄🪄🪄
— The Football Frame | 🎥👀 (@Fabian_Manu2025) April 8, 2026
🎥 - @HddgBt3pic.twitter.com/lkfBejxpHy
Në përgjithësi, ishte një pjesë e parë e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por me avantazh minimal për madrilenët para fillimit të pjesës së dytë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: