Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Përplasje gjigantësh në Champions, formacionet zyrtare të Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool

Përplasje gjigantësh në Champions, formacionet zyrtare të Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool

19:47, 08/04/2026

Do të luhen mbrëmjen e sotme dy sfidat e tjera çerekfinale të Champions League, pas Real-Bayern dhe Sporting-Arsenal që u zhvilluan dje, shkruan Syri.net.

Në “Camp Nou”, Barcelona pret Atletico Madridin në ndeshjen e parë të kësaj faze, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Edhe pse Barcelona ka më shumë suksese historike, Atletico ka qenë më i suksesshëm në përballjet direkte në Champions League, duke i fituar të dyja duelet e mëparshme në çerekfinale.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka qenë shumë e fortë në shtëpi, duke shënuar 19 gola në katër ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Fitorja e thellë ndaj Newcastle tregon potencialin e madh ofensiv të katalanasve.

Nga ana tjetër, ekipi i Diego Simeone ka prodhuar ndeshje me shumë gola këtë sezon dhe vjen me besim pas eliminimit të Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Kjo përballje pritet të sjellë shumë emocione dhe gola, duke parë fuqinë sulmuese të të dy skuadrave.

Rezultati i kësaj ndeshjeje mund të jetë vendimtar për fatin e kualifikimit në gjysmëfinale.

Sfida nis në orën 21:00 dhe tashmë janë piublikuar formacionet zyrtare, siç mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

Edhe Paris Saint-Germain e Liverpool përballen sonte në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, në një duel që edhe ky premton spektakël.

Kampionët në fuqi, PSG, vijnë me moral të lartë pasi sezonin e kaluar eliminuan Liverpoolin në fazën e 1/8-ës pas penalltive dhe më pas fituan trofeun nën drejtimin e Luis Enrique.

Francezët kanë ndërtuar një rekord të fortë ndaj skuadrave angleze, duke eliminuar edhe ekipe si Aston Villa, Arsenal dhe Chelsea.

Nga ana tjetër, Liverpooli synon të marrë një rezultat pozitiv në transfertë për ta mbyllur objektivin e kualifikimit në “Anfield”.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka përvojë të madhe në këtë fazë dhe ka fituar shumicën e dueleve çerekfinale në vitet e fundit.

Ky takim pritet të jetë një nga përballjet më të forta të këtij edicioni, me dy skuadra që synojnë trofeun dhe që kanë armë të fuqishme në sulm.

Formacionet zyrtare të përballjes mes kampionëve të Francës dhe të Anglisë mund t’i shihni më poshtë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco