Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Vajza e Shumakerit thyen heshtjen: Pas aksidentit të babait, iu përkushtova plotësisht...

Vajza e Shumakerit thyen heshtjen: Pas aksidentit të babait, iu përkushtova plotësisht...

16:31, 08/04/2026

Mikael Shumaker, legjenda e Formulës 1, vazhdon të jetë një figurë misterioze për publikun pas aksidentit të rëndë që pësoi më 29 dhjetor të vitit 2013.

Tani, vajza e tij, Xhina Shumaker, ka folur për herë të parë hapur për atë ngjarje që ndryshoi jetën e familjes.

Xhina rrëfen për herë të parë për aksidentin tragjik të skive që pësoi babai i saj në vitin 2013, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë në tru dhe e detyroi të tërhiqej nga jeta publike.

Vajza e legjendës tregon se sa shumë e ka ndikuar kjo ngjarje dhe si ka arritur ta përballojë: “Duhej të bëja diçka”, shprehet Xhina, duke shpjeguar se si iu përkushtua plotësisht kalërimit për të larguar mendjen nga ajo që ndodhi.

“Pas aksidentit të babait, iu përkushtova plotësisht kuajve. U përfshiva plotësisht në këtë pasion, sepse duhej të bëja diçka. Kuajt kanë qenë gjithmonë të rëndësishëm për mua, por që nga ajo kohë… nuk mund të jetoj pa ta. Ata më ndihmuan të kaloj gjithçka”, shprehet Xhina në dokumentarin e saj të ri: “The World of Gina Schumacher”, duke treguar se sa thellë e preku aksidenti i babait.

Ajo kujton gjithashtu se nëna e saj kishte një kalë dhe se dashuria për kalërimin ishte e pranishme në familje prej kohësh, teksa shpreh mirënjohjen ndaj prindërve për mbështetjen: “Jam shumë mirënjohëse që mund ta bëj këtë. Nuk është diçka e vetëkuptueshme. Prindërit e mi e bënë të mundur, prandaj gjithmonë kam dashur të punoj fort dhe të jap maksimumin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco