Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Botërori 2027 për vajza/ Grima: Uellsi i fortë, por Shqipëria kërkon rezultat pozitiv

Botërori 2027 për vajza/ Grima: Uellsi i fortë, por Shqipëria kërkon rezultat pozitiv

14:24, 08/04/2026

Kombëtarja e vajzave e Shqipërisë ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë kualifikuese ndaj Uellsit, në kuadër të garës për Kupën e Botës për Femra 2027. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra kuqezi po punon me intensitet maksimal për të përballuar një kundërshtar të fortë të grupit.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës, tekniku kuqezi pranoi vështirësinë e sfidës, por theksoi se skuadra është e motivuar për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe për të synuar surprizën.

“E njohim mirë forcën e Uellsit dhe ambiciet që ka në këtë grup. Megjithatë, ne po përgatitemi seriozisht për të dhënë maksimumin tonë dhe për të tentuar të marrim një rezultat pozitiv, edhe pse përballë kemi një rival shumë të fortë”, u shpreh Grima.

Trajneri ndaloi edhe te situata e skuadrës, duke theksuar rëndësinë e grupit përballë disa mungesave të rëndësishme. Ai konfirmoi se për këtë ndeshje do të mungojnë disa lojtare, mes tyre Qëndresa, Alma Hilaj dhe Endrina Elezaj, por beson se ekipi do të reagojë si një i vetëm.

“Forca jonë kryesore është grupi. Sigurisht që lojtaret cilësore na mungojnë, por rikthimet dhe afrimet e reja, si Melissa Tom, do të ndikojnë pozitivisht. Kur ke konkurrencë dhe një grup të bashkuar, rriten edhe shanset për rezultate më të mira”, shtoi ai.

Sfida mes Uellsit dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 14 prill në Wrexham, duke nisur nga ora 20:15, dhe pritet të jetë një test i rëndësishëm për vajzat kuqezi në rrugëtimin drejt Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco