Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ish-lojtari i Realit shpërthen ndaj Vinicius-it: Është i tmerrshëm, më bezdis në ekstrem

Ish-lojtari i Realit shpërthen ndaj Vinicius-it: Është i tmerrshëm, më bezdis në ekstrem

14:08, 08/04/2026

Kritikat ndaj Vinicius Junior nuk kanë të ndalur pas humbjes së Real Madridit në UEFA Champions League ndaj Bayernit të Mynihut në “Santiago Bernabéu”. Sulmuesi brazilian u vu në qendër të polemikave, sidomos pas një rasti të humbur përballë portierit Manuel Neuer, në një moment kur rezultati ishte 0-2 dhe madrilenët kishin ende kohë për t’u rikthyer në lojë.

Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium nuk hezituan ta vërshëllenin lojtarin, por kritikat më të forta erdhën nga jashtë Spanjës. Ish-mesfushori i Realit, Rafael van der Vaart, ka përdorur tone shumë të ashpra ndaj brazilianit, duke analizuar paraqitjen e tij në një intervistë për mediat holandeze.

“Vinicius është i tmerrshëm. Më bezdis deri në ekstrem kur e shoh. Është për të ardhur keq, sepse është një lojtar fantastik”, u shpreh Van der Vaart. Ai nuk u ndal me kaq, por kritikoi edhe sjelljen e sulmuesit në fushë: “Sapo merr një shtytje të vogël, hidhet menjëherë në tokë duke shpresuar që kundërshtari të ndëshkohet me karton të kuq, pastaj ngrihet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pikërisht kjo pjesë më duket e trishtë tek ai”.

Këto deklarata pritet të ndezin edhe më shumë debatet rreth formës dhe sjelljes së Viniciusit, i cili vazhdon të jetë një nga lojtarët më të diskutuar në futbollin europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco