Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Barcelona publikon listën për ndeshjen ndaj Atleticos, mungojnë tre emra të rëndësishëm

Barcelona publikon listën për ndeshjen ndaj Atleticos, mungojnë tre emra të rëndësishëm

13:35, 08/04/2026

Barcelona ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për sfidën e sotme ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League.

Skuadra katalanase, e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, vjen në këtë përballje me moral të lartë pasi arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Atleticos në fundjavë, në kampionatin spanjoll. Ky ishte takimi i parë nga tri përballje radhazi mes dy ekipeve, që tashmë do të matin forcat edhe në arenën europiane.

Megjithatë, Barcelona do të duhet të përballet me disa mungesa të rëndësishme. Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Raphinha nuk janë të disponueshëm për shkak dëmtimesh, duke u dhënë një goditje opsioneve të trajnerit në mesfushë dhe sulm.

Lista e plotë e Barcelonës:

Portierë: Joan Garcia, Kochen, Wojciech Szczesny.

Mbrojtës: Joao Cancelo, Ronald Araujo, Pau Cubarsí, Gerard Martin, Xavi Espart, Eric Garcia, Alvaro Cortes, Jules Kounde, Alejandro Balde.

Mesfushorë: Fermin Lopez, Marc Casado, Dani Olmo, Tommy Marques, Pedri, Gavi.

Sulmues: Ferran Torres, Robert Lewandowski, Lamine Yamal, Marcus Rashford, Roony Bardghji.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco