Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Forma e dobët te Milani, Christian Pulisic-in tani nuk e lë rehat as ish-e dashura

Forma e dobët te Milani, Christian Pulisic-in tani nuk e lë rehat as ish-e dashura

12:00, 08/04/2026

Christian Pulisic, i njohur si “Kapiteni Amerika” i Milanit dhe i kombëtares së SHBA-së, po përballet me një periudhë të vështirë, jo vetëm për formën në fushë, por edhe për jetën private. Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, ku shënoi gola të rëndësishëm dhe udhëhoqi ekipin, futbolli i tij ka humbur shkëlqimin që prej fillimit të vitit 2026. Për shkak të disa problemeve fizike, Pulisic nuk ka shënuar prej mbi 100 ditësh, një situatë që ka ndikuar edhe në renditjen e Milanit në Serie A.

Por jo vetëm performanca sportive ka rënë në qendër të vëmendjes. Kur lojtarët nuk arrijnë të shfaqin nivelin e mëparshëm, kritikat dhe thashethemet në rrjete sociale rriten ndjeshëm, sidomos në SHBA.

Së fundmi, ish-e dashura e Pulisic-it, Alexa Melton, ka nxitur polemikat. Në një koment nën një postim të saj në Instagram, ajo konfirmoi ndarjen nga futbollisti dhe shtoi zërat që po qarkullojnë në rrjet: Pulisic figuron në Raya, një aplikacion takimesh ekskluziv për VIP-a. Alexa shkruan: “Ai ishte aty edhe para se të ndaheshim… Sa pëlqime duhen për të postuar profilin e tij?”

Sipas mediave sociale, duket se profili i Pulisic-it është i vjetër. Ai deklaron 25 vjeç, ndërkohë që sot është dy vite më shumë, duke sugjeruar se profili mund të ketë ekzistuar para lidhjes me Melton, e cila nisi verën e kaluar. Në fund të vitit 2025, Pulisic u përfshi edhe në thashetheme për një flirt të mundshëm me aktoren amerikane Sydney Sweeney, lajme që vetë lojtari i mohoi.

Kështu, momenti i Pulisic në Itali dhe në SHBA duket i trazuar jo vetëm për performancën sportive, por edhe për jetën private, duke e kthyer  të ashtuquajturin ‘Kapiten Amerika” në qendër të polemikave jashtë fushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco