Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kompany: Përmbysjet e Realit? Di që kualifikimi ende nuk është mbyllur

Kompany: Përmbysjet e Realit? Di që kualifikimi ende nuk është mbyllur

09:24, 08/04/2026

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany, u shfaq i kënaqur pas fitores në transfertë ndaj Real Madridit, por njëkohësisht mbeti i kujdesshëm, duke theksuar se kualifikimi është ende i hapur.

Tekniku belg e përjetoi ndeshjen me intensitet të madh dhe, pas vërshëllimës përfundimtare, nuk e fshehu emocionin për suksesin në ‘Santiago Bernabéu’. Në konferencën për shtyp, ai shprehu krenarinë për skuadrën dhe vlerësoi rezultatin si një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Mynih.

“Jam i kënaqur me rezultatin. Është një fitore dhe çdo sukses në ‘Bernabéu’ ka peshë të madhe. Tani do të luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe kemi një avantazh”, deklaroi Kompany.

Megjithatë, ai paralajmëroi se përballja nuk është mbyllur: “Ne e respektojmë shumë cilësinë e Real Madridit, sepse janë jashtëzakonisht të rrezikshëm. Edhe ne kemi treguar forcën tonë. Do të hyjmë në ndeshjen e kthimit me mendjen e pastër dhe do të përpiqemi të fitojmë sërish. E di që kjo eliminatore nuk ka përfunduar ende”.

Kompany vlerësoi edhe paraqitjen e shkëlqyer të portierit Manuel Neuer: “Ai është një nga më të mirët në botë dhe ka vite që e dëshmon këtë. Edhe këtë herë ishte vendimtar dhe do të kemi shumë nevojë për të në ndeshjen e ardhshme”.

Në fund, trajneri belg komentoi edhe aftësinë e Realit për përmbysje në Europë: “E dimë shumë mirë çfarë skuadre janë dhe i respektojmë maksimalisht. Por edhe ne kemi cilësitë tona. Të fitosh ndaj një prej ekipeve më të mira në këtë kompeticion është një sfidë e madhe”.

Pavarësisht fitores, Kompany shmangu çdo eufori: “Jam i lumtur për rezultatin, por e di që nuk ka mbaruar asgjë. Nuk do të humbasim përqendrimin. Vetëm nëse fitojmë edhe javën tjetër, atëherë do të ndihem vërtet i kënaqur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco