Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Arbeloa nuk dorëzohet: Nëse ka një ekip që mund ta përmbysë Bayernin, ai është Reali

Arbeloa nuk dorëzohet: Nëse ka një ekip që mund ta përmbysë Bayernin, ai është Reali

09:20, 08/04/2026

Pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Bayernit të Mynihut, trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mbetet optimist për përballjen e kthimit në Gjermani. Pavarësisht disavantazhit, ai është i bindur se skuadra e tij ka gjithçka që duhet për të realizuar një tjetër përmbysje të madhe në UEFA Champions League.

“Është një humbje që mund të ishte shmangur me pak më shumë fat. Bëmë disa gabime që në këto nivele kushtojnë shumë”, u shpreh Arbeloa, duke analizuar ndeshjen e parë në Madrid. Sipas tij, detajet bënë diferencën, por asgjë nuk është e mbyllur.

Tekniku spanjoll beson fort te karakteri i “Los Blancos” dhe historia e tyre në Europë: “Nëse ekziston një skuadër që mund të fitojë në Mynih, ajo është Real Madridi. E dimë sa e vështirë është, por kemi besimin dhe mentalitetin për ta bërë”.

Arbeloa u ndal edhe te disa vendime të diskutueshme të arbitrimit. Ai shprehu pakënaqësi për kartonin e verdhë ndaj Aurélien Tchouaméni, që do të mungojë në ndeshjen e kthimit, duke e cilësuar si një mungesë të rëndësishme për ekipin. Gjithashtu, ai ngriti pikëpyetje për një ndërhyrje të ashpër ndaj Kylian Mbappé-së, e cila sipas tij meritonte karton të kuq.

Megjithatë, përtej polemikave, fokusi i Realit është te sfida në ‘Allianz Arenës’. Me historinë dhe përvojën që kanë në këtë kompeticion, madrilenët besojnë se mund të shkruajnë një tjetër kapitull dramatik dhe të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco