Mbrëmja e fundit në NBA dhuroi emocione dhe rezultate të rëndësishme, me Oklahoma City Thunder që vazhdojnë serinë e tyre të shkëlqyer. Kampionët në fuqi realizuan fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur bindshëm Los Angeles Lakers me shifrat 123-87 në transfertë. Pa LeBron James dhe Luka Dončić, vendasit u shfaqën të pafuqishëm, ndërsa për mysafirët shkëlqeu Shai Gilgeous-Alexander me 25 pikë.
Fitore të rëndësishme siguruan edhe Golden State Warriors, që triumfuan 110-105 ndaj Sacramento Kings, duke siguruar matematikisht zonën “play-in”. Në këtë sfidë u dallua De'Anthony Melton me 21 pikë. Ndërkohë, Los Angeles Clippers morën një fitore të rëndësishme 116-103 ndaj Dallas Mavericks, falë një performance të shkëlqyer nga Kawhi Leonard, autor i 34 pikëve.
Në Konferencën e Lindjes, Boston Celtics mbajnë gjallë shpresat për vendin e parë, pasi mundën 113-102 Charlotte Hornets. Protagonist absolut ishte Jaylen Brown me 35 pikë. Nga ana tjetër, Miami Heat zhgënjyen duke u mundur 121-95 nga Toronto Raptors, ku u dallua Scottie Barnes me 25 pikë.
Fitore bindëse arritën edhe Chicago Bulls, që realizuan suksesin 129-98 në fushën e Washington Wizards, me Rob Dillingham që shënoi 26 pikë. Ndërkohë, Houston Rockets triumfuan 119-105 ndaj Phoenix Suns, duke konsoliduar pozitat e tyre në renditje.
Rezultatet e tjera të mbrëmjes konfirmuan një fazë shumë të luftuar të sezonit, ku çdo ndeshje po bëhet vendimtare në garën për “play-off”.
Rezultatet:
Indiana – Minnesota, 104-124
Washington – Chicago, 98-129
Brooklyn – Milwaukee, 96-90
Toronto – Miami, 121-95
Boston – Charlotte, 113-102
New Orleans – Utah Jazz, 156-137
Golden State – Sacramento, 110-105
Clippers – Dallas, 116-103
Lakers – Oklahoma, 87-123
Phoenix – Houston, 105-119
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: