Pas dështimit të madh të Kombëtares së Italisë në Botëror, shumë emra të rëndësishëm janë përfolur për stolin e “axurrëve”, mes tyre edhe ai i Carlo Ancelotti-t. Megjithatë, duket se ky opsion tashmë është mbyllur përfundimisht.
Sipas raportimeve të ESPN-së, trajneri italian ka arritur një marrëveshje me Federatën Braziliane të Futbollit për të rinovuar kontratën e tij edhe për disa vite të tjera. Marrëveshja e re pritet të jetë afatgjatë dhe mund ta mbajë Ancelottin në krye të Kombëtarja e Brazilit deri në Botërorin e vitit 2030.
Burimet bëjnë me dije se drafti i kontratës i është dërguar trajnerit që në fillim të kësaj jave dhe firma konsiderohet vetëm një formalitet. Kjo do të thotë se në ditët në vijim priten edhe njoftimet zyrtare për vazhdimin e bashkëpunimit.
Vendimi i Ancelottit vjen përpara nisjes së Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika, duke i dhënë stabilitet projektit të Brazilit në prag të një turneu madhor.
Në këtë mënyrë, Italia duhet të kërkojë alternativa të tjera për pankinën, ndërsa një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit do të vazhdojë aventurën e tij me “Seleçaon”, me synimin për të rikthyer lavdinë në arenën ndërkombëtare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: