Arsenali arriti një fitore të çmuar në transfertë përballë Sportingut të Lisbonës, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Artetës, iu fal golit në minutën e 90+1 të gjermanit Kai Havertz.
I hedhur në fushë në minutën e 70-të, në vend të Odegard, sulmuesi arriti të shndërrohej në heroin e “Topçinjve”, që ke këtë fitore, janë me një këmbë në gjysmëfinale.
Me vetëm dy minuta shtesë për t’u luajtur, nuk kishte moment më të mirë për Havertz, që të heshte stadiumin duke i dhënë fitoren Arsenalit.
https://streamin.link/v/e66e6432
Ky rezultat do të thotë se skuadra portugeze mbetet pa fitore pas tetë ndeshjesh ndaj Arsenalit (4 barazime, 4 humbje).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: