VIDEO/ Bayerni fiton përmes spektaklit dhe emocioneve me Realin në ‘Bernabeu’

VIDEO/ Bayerni fiton përmes spektaklit dhe emocioneve me Realin në ‘Bernabeu’

22:59, 07/04/2026

Në “Santiago Bernabeu” u luajt çerekfinalja e parë e Champions League mes Real Madridit dhe Bayern Munchen, shkruan Syri.net.

Bayerni fitoi me rezultatin 2-1, duke hedhur një hap para drejt gjysmëfinales.

Përsa i përket takimit dhe golave, në minutën e 41-të nga një aksion i rrjedhshëm, Bayerni kalon në avantazh me golin e shënuar nga Luiz Diaz.

 

 

Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë të lojës, që u mbyll me rezultatin 0-1 për bavarezët.

Sapo fillon pjesa e dytë, Harry Kane dyfishoi epërsinë e bavarezëve.

 

 

Reali ngushtoi diferencën e golave, me Mbappe që shënon në të 74’.

 

 

Deri në fund, pati raste nga të dy ekipet, por rezultati nuk ndryshoi.

Bayerni fiton takimin e parë 2-1, teksa sfida e kthimit do të luhet në mynih javën e ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco