Futbolli në zi/ Pas ditësh në koma, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare legjenda Mircea Lucescu

Futbolli në zi/ Pas ditësh në koma, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare legjenda Mircea Lucescu

20:19, 07/04/2026

Mircea Lucescu, trajneri i njohur rumun që la gjurmë në futbollin botëror, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai pësoi një atak në zemër ndërsa ishte i shtruar në Spitalin Universitar, pas disa ditësh trajtimi.

Problemet shëndetësore filluan gjatë përgatitjeve të kombëtares së Rumanisë për ndeshjen miqësore me Sllovakinë, të cilën nuk e ndoqi vetë. Pas atakut më 3 prill, Lucescu u fut në koma, por nuk arriti të mbijetojë.

Vdekja e tij ndodh pak ditë pas përfundimit të mandatit të fundit me kombëtaren rumune, ku nuk arriti të kualifikonte ekipin për Kupën e Botës 2026. Trajneri kishte marrë këshilla mjekësore për të ndaluar aktivitetin për shkak të shëndetit të tij.

Gjatë karrierës, Lucescu fitoi 37 trofe dhe konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë së futbollit, duke u renditur pas legjendave si Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiola. Ai shquhet për sukseset e tij te Shakhtar Donetsk, ku fitoi tetë tituj kampionati dhe UEFA Cup në 2009.

Ai ndikoi gjithashtu në futbollin turk, duke triumfuar me Galatasaray dhe Beşiktaş, dhe ishte një figurë kyçe në futbollin rumun me Dinamo dhe Rapid. Karriera e tij përfshin edhe klube si Pisa, Brescia, Inter, Zenit Saint Petersburg dhe Dynamo Kyiv, si dhe kombëtaren turke.

Mandati i tij i parë te kombëtarja rumune në vitet ’80 mbetet historik, pasi kualifikoi ekipin për Kampionatin Evropian 1984, duke shënuar debutimin e “Trikolorëve” në finalet e turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco