Aaron Ramsey konfirmon zyrtarisht tërheqjen nga futbolli

Aaron Ramsey konfirmon zyrtarisht tërheqjen nga futbolli

13:04, 07/04/2026

Aaron Ramsey, ish-mesfushor i Arsenalit dhe përfaqësues i njohur i Kombëtares së Uellsit, ka konfirmuar vendimin për t’u tërhequr nga futbolli profesional.

35-vjeçari mbylli karrierën e tij te UNAM Pumas në Meksikë, klub që e la në tetor 2025. Gjatë karrierës së tij, Ramsey ka luajtur edhe për klube si Juventus, Rangers, Nice dhe Cardiff City.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Pas shumë reflektimesh, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli,” tha Ramsey në një deklaratë zyrtare për faqen e Football Association of Wales.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj kombëtares së Uellsit: “Së pari, dua të filloj me Uellsin. Ka qenë një privilegj të vija fanellën e Uellsit dhe të përjetoj kaq shumë momente të pabesueshme. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të të gjithë trajnerëve dhe stafit që kam pasur pranë gjatë karrierës.”

Ramsey gjithashtu falenderoi tifozët: “Falënderoj Red Wall. Keni qenë aty për ne në të mira dhe të këqija! Jeni pjesë thelbësore e suksesit tonë dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm. Ka qenë një nder të ju përfaqësoj.”

Ai falenderoi gjithashtu klubet ku ka luajtur, trajnerët, stafin, si dhe familjen e tij: “Një falënderim i madh shkon te gruaja, fëmijët dhe gjithë familja ime. Pa ju pranë, asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur.”

Ramsey mbyll kështu një karrierë të gjatë dhe të pasur me suksese, duke lënë pas një trashëgimi të spikatur si në klub ashtu edhe në përfaqësuesen kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco