U përfol Sylvinho, Corinthians emëron Fernando Diniz trajner deri në fund të 2026

U përfol Sylvinho, Corinthians emëron Fernando Diniz trajner deri në fund të 2026

11:34, 07/04/2026

Klubi brazilian Corinthians konfirmuar zyrtarisht emërimin e Fernando Diniz si trajner kryesor. Strategu brazilian ka nënshkruar një kontratë që do të zgjasë deri në fund të vitit 2026, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në një institucion që ai tashmë e njeh shumë mirë.

Diniz ka qenë lojtar i Corinthians-it nga viti 1997 deri në 1998, ku regjistroi 50 paraqitje për Timão-n, shënoi dy gola dhe fitoi Kampionatin Paulist në 1997. Pothuajse tri dekada më vonë, ai kthehet në një rol të ndryshëm, me një karrierë të pasu menaxheriale, që përfshin disa tituj të rëndësishëm, përfshirë Copa Libertadores dhe Recopa Sudamericana.

Për këtë detyrë të re, Diniz do të shoqërohet nga ndihmësi i tij Léo Porto dhe trajneri i fitnessit, Wagner Bertelli. Ky staf ka për detyrë të rigjallërojë një skuadër që kërkon stabilitet dhe rezultate pozitive.

Trajneri i ri nuk do të ketë shumë kohë për t’u përshtatur. Ai do të udhëheqë stërvitjet e para që nga e marta, 7 prill, përpara një ndeshjeje vendimtare në CONMEBOL Libertadores. Corinthians do të nisë aventurën e fazës së grupeve të enjten, kundër Platense në Coliseo de Victoria.

Për këtë post orët e fundit ishte përfolur edhe trajner i Shqipërisë, Sylvinho, por emërimi i Dinis në vend të të shkarkuarit Dorival hedh poshtë këto thashetheme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco