Inter kërkon një mbrojtës, nisin kontaktet me Shkodran Mustafin

Inter kërkon një mbrojtës, nisin kontaktet me Shkodran Mustafin

10:22, 18/08/2017

Inter është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Me Murillo drejt Valencias dhe Ranocchian drejt kthimit në Angli, skuadrës nuk i mbeten alternativa për dyshen titullare Skriniar-Miranda. Manchester City nuk e ka miratuar ende huazimin e Mangalasë, kështu që për zikaltrit del një emër i ri ng Anglia.

Sipas televizionit Sky, në orët e fundit klubi italian ka kontaktuar me Shkodran Mustafin.

25-vjeçari i kombëtares gjermane, i cili në Itali ka luajtur me Sampdorian, është nën kontratë deri më 2021 me Arsenalin, i cili e bleu vitin e kaluar për 41 milionë euro nga Sampdoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco