Një tjetër natë spektakolare u zhvillua në NBA, ku disa ndeshje u vendosën vetëm në momentet e fundit dhe nuk munguan performancat e jashtëzakonshme individuale.
Kampionët e Oklahoma City Thunder arritën një fitore shumë të vështirë 104-102 ndaj Boston Celtics. Protagonisti i ndeshjes ishte Shai Gilgeous-Alexander, i cili realizoi 35 pikë dhe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit të 52-të sezonal.
Fitore shumë e rëndësishme edhe për Los Angeles Lakers, që mundën 142-130 Chicago Bulls dhe siguruan matematikisht një vend në play-off. Njeriu i ndeshjes ishte Luka Dončić, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar plot 51 pikë.
Në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons mbrojnë vendin e parë falë fitores së thellë 131-109 ndaj Philadelphia 76ers. Shtatë lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë, duke treguar forcën kolektive të ekipit.
Ndërkohë, Denver Nuggets triumfuan 136-131 në transfertë ndaj San Antonio Spurs. Jamal Murray shkëlqeu me 39 pikë për Nuggets, ndërsa 30 pikët e Stephon Castle nuk mjaftuan për Spurs.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Miami Heat, që mundën 112-105 Milwaukee Bucks dhe u ngjitën në vendin e gjashtë në Lindje. Për Bucks nuk mjaftuan 31 pikët e Giannis Antetokounmpo-s, ndërsa për Miamin u dallua Pelle Larsson me 28 pikë.
Fitore jashtë fushe regjistruan edhe Phoenix Suns, që mposhtën 123-108 Indiana Pacers falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Devin Booker me 43 pikë dhe Jalen Green me 36 pikë.
Rezultatet e ndeshjeve:
Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 131-109
Indiana Pacers – Phoenix Suns 108-123
Orlando Magic – Washington Wizards 136-131
Atlanta Hawks – Brooklyn Nets 108-97
Miami Heat – Milwaukee Bucks 112-105
Memphis Grizzlies – Dallas Mavericks 112-120
San Antonio Spurs – Denver Nuggets 131-136
Oklahoma City Thunder – Boston Celtics 104-102
Los Angeles Lakers – Chicago Bulls 142-130
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: