Mikel Ojarzabal ka regjistruar një statistikë që askush nuk do e donte në Botëror.
Sulmuesi i Spanjës nuk e preku topin asnjëherë për 30 minutat e para të ndeshjes me Kepin e Gjelbër.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që nga viti 1966 kur regjistrohen këto statistika të “Opta” për Botërorin. Ojarzabal është edhe qendërsulmuesi i Spanjës.
29-vjeçari është pjesë e Real Sociedad. Aty ku luan prej vitit 2016, ndërsa ky sezon në La Liga ishte edhe më i miri sa i përket golave.
Ojarzabal e dërgoi topin në rrjetë 15 herë. Te Spanja po ashtu kanë besim që do ketë ndikimin e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: