Mesfushori brazilian i Aston Villa-s, Douglas Luiz, ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij të re në rrjetet sociale. Futbollisti publikoi në Instagram një foto me modelen 19-vjeçare, Maria Eduarda Gaspar, e njohur edhe si Duda Gaspar, vajza e ish-futbollistit brazilian Edu Gaspar, një legjendë e Arsenalit.
Modelja e re reagoi menjëherë në postim me një mesazh romantik: “Ti je siguria ime më e madhe”, ndërsa lojtari brazilian iu përgjigj: “Të të bëj të lumtur do të jetë prioriteti im.”
Zbulimi i lidhjes vjen më pak se dy muaj pasi ish-partnerja e Douglas Luiz, futbollistja zvicerane, Alisha Lehmann, njoftoi gjithashtu një marrëdhënie të re me Montel McKenzie, një futbollist amator dhe pjesëmarrës në programin televiziv Love Island.
Duda Gaspar jeton në Londër dhe punon si modele për agjencinë Mega Model Diversity. Ajo ka mbi 57 mijë ndjekës në Instagram dhe është e lidhur prej kohësh me botën e futbollit, pasi është vajza e Edu Gaspar. Ish-mesfushori brazilian ka qenë pjesë e skuadrës legjendare të Arsenalit që fitoi Premier League-n në sezonin 2003/04 pa pësuar asnjë humbje, ekip i njohur si “The Invincibles”.
Aktualisht, Edu Gaspar punon si drejtues te Nottingham Forest, megjithëse raportimet e fundit sugjerojnë se ai mund të largohet së shpejti nga klubi anglez. Ndërkohë, lidhja e re e Douglas Luiz ka tërhequr menjëherë vëmendjen e medieve dhe tifozëve në rrjetet sociale.
Foto: Douglas Luiz me ish-të dashurën Alisha Lehman

Foto: Duda me babanë e saj Edu Gaspar

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: