Paralajmërohet Borussia e Dortmundit, Premier League piketon Brandt-in, Arsenali dhe Aston Villa e ndjekin

Paralajmërohet Borussia e Dortmundit, Premier League piketon Brandt-in, Arsenali dhe Aston Villa e ndjekin

12:56, 12/03/2026

Julian Brandt mund të lërë Borussia Dortmundin për Premier League-n. Ylli gjerman, simbol i skuadrës së verdhezi, është në qendër të interesit të dy klubeve angleze, Arsenal dhe Aston Villa.

Kontrata e Brandt-it skadon më 30 qershor dhe kjo ka bërë që ekipet angleze të kenë fokusin mbi të. Sipas raportimeve të “Football Insider”, mes Arsenalit dhe Aston Villa-s ekziston një garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kreativ gjerman.

Brandt ka pasur një sezon të shkëlqyer me Dortmundin, duke u aktivizuar në 32 ndeshje mes Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Champions League. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime, duke treguar rëndësinë e tij në çdo kompeticion.

Ky zhvillim mund të sjellë një lëvizje të madhe në merkaton verore, ndërsa Borussia Dortmundi mund të humbasë një nga lojtarët e saj kyç, ndërsa Premier League do të fitojë një talent të njohur gjerman. Brandt pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar të verës në futbollin evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco