Thierry Henry vlerëson Real Madridin dhe lavdëron talentin Pitarch: Nuk di si t’ia shqiptoj emrin, por çfarë ndeshjeje!

Thierry Henry vlerëson Real Madridin dhe lavdëron talentin Pitarch: Nuk di si t’ia shqiptoj emrin, por çfarë ndeshjeje!

09:00, 12/03/2026

Ish-sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry, ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Real Madridit në fitoren e thellë 3-0 ndaj Manchester City. Duke folur si analist në emisionin CBS Sports Golazo, legjenda e futbollit pranoi se madrilenët meritonin plotësisht suksesin.

Henry, i cili ka luajtur për Barcelonën dhe shpesh është shprehur si tifoz i klubit katalanas, theksoi se performanca e Real Madridit ishte befasuese për shumëkënd. “Unë jam shumë me Barcelonën, por duhet pranuar merita e Real Madridit. Askush nuk e priste këtë. Askush nuk e parashikoi që Federico Valverde do të shënonte një ‘hat-trick’. Kushdo që thotë se e dinte këtë, gënjen”, u shpreh francezi.

Sipas tij, çelësi i suksesit të madrilenëve ishte loja kolektive dhe sakrifica e gjithë skuadrës në fushë. “Dua të flas për përpjekjen e përbashkët të ekipit. Kështu fitohen ndeshjet. Të gjithë mbronin për njëri-tjetrin dhe Valverde mori shpërblimin e tij. Ai ka qenë gjithmonë një shërbëtor i madh i klubit dhe tre gola nuk janë diçka që i ndodh shpesh”, tha Henry.

Përveç Valverdes, ish-sulmuesi i Arsenal ndaloi edhe te një emër tjetër që i tërhoqi vëmendjen: talenti i ri Thiago Pitarch. “Dua të flas për… nuk e di si ta shqiptoj saktë emrin e tij, Pitarch. Por sonte e vëzhgova me shumë kujdes. Çfarë ndeshjeje bëri! Vraponte kudo në fushë”, theksoi Henry.

Komentet e tij tregojnë se paraqitja e Real Madridit dhe e disa prej lojtarëve të rinj ka lënë përshtypje të fortë edhe te një nga figurat më të mëdha të futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco