VIDEO/ Valverde 'monumental', Vinicius humbet një 11-metërsh, Reali 'asfikson' City-n

VIDEO/ Valverde 'monumental', Vinicius humbet një 11-metërsh, Reali 'asfikson' City-n

21:34, 11/03/2026

Reali i Madridit merr nje fitore të madhe 3-0 përballë Manchester City-t në ‘Bernabeu’, ku në mungesë të ‘yjeve’ si Mbappe apo Bellingham, skenën e rrëmbeu Valverde, autor i të tre golave të ‘Los Blancos’, suksesi do të kishte qenë më madhështor, nëse Vinicius Junior nuk do të kishte humbur një 11-metërsh përballë Donnarumma-s në pjesën e dytë.

Real Madrid mori një avantazh të dyfishtë që në fillim në përballjen ndaj Manchester City-t në ndeshjen e UEFA Champions League, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Federico Valverde-s, i cili realizoi dy gola brenda pak minutash.

Rasti i parë i rrezikshëm i takimit u takoi madrilenëve që në minutën e 8-të. Brahim Díaz përfitoi nga një pasim i bukur brenda zonës dhe goditi drejt qendrës së portës, por portieri Gianluigi Donnarumma ishte i vendosur dhe priti pa shumë vështirësi.

Manchester City u kundërpërgjigj në minutën e 19-të me një goditje shumë të fortë nga Bernardo Silva. Mesfushori portugez goditi menjëherë nga jashtë zonës pas një topi të larguar nga mbrojtja, por tentativa e tij kaloi fare pranë shtyllës së majtë.

Vetëm një minutë më vonë erdhi goli i parë i ndeshjes. Portieri Thibaut Courtois nisi një aksion të shpejtë me një pasim të gjatë drejt Valverdes. Mesfushori uruguaian doli i vetëm përballë portierit, e mashtroi me një lëvizje të zgjuar dhe më pas e çoi topin mbi të për të shënuar për 1-0.

Real Madrid - Manchester City 1-0

Reali vazhdoi presionin dhe në minutën e 27-të dyfishoi avantazhin. Sërish protagonist ishte Valverde, i cili përfitoi nga një pasim brenda zonës dhe goditi saktë me një gjuajtje të ulët që përfundoi pranë shtyllës së djathtë, duke vulosur rezultatin 2-0.

Real Madrid - Manchester City 1-1

E pabesueshme ajo që ndodh në 'Bernabeu', pa u mbyllur pjesa e parë Valverde realizon një tjetër gol të pabesueshëm, sikur të ishte në 'videogame'.

Real Madrid - City 3-0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco