Botërori 2026/ Iraku mund të zëvendësojë Iranin, por mbeten shumë pikëpyetje

Botërori 2026/ Iraku mund të zëvendësojë Iranin, por mbeten shumë pikëpyetje

19:43, 11/03/2026

Tërheqja e mundshme e Iranit nga Botërori 2026 ka hapur një skenar të papritur që deri para pak javësh dukej i pamundur. Konflikti në Lindjen e Mesme, me Teheranin në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare, ka ndryshuar situatën. Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se kombëtarja iraniane nuk do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të luante ndeshjet e grupit G mes Los Angeles dhe Seattle kundër Zelandës së Re dhe Belgjikës dhe dhe Egjiptit. Nëse kjo tërheqje bëhet zyrtare, lind pyetja: kush do ta zëvendësojë Iranin në FIFA World Cup 2026?

Sipas rregullores së FIFA-s, konkretisht nenit 6.7, nuk ka një procedurë të qartë për raste të tilla. Dokumenti thotë se FIFA do të vendosë sipas gjykimit të saj dhe mund të zëvendësojë federatën pjesëmarrëse me një tjetër shoqatë. Kjo i jep organizmit drejtues hapësirë të madhe për vendimmarrje.

Një nga skenarët më të mundshëm përfshin Irakun, që mund të përfitojë si skuadra e parë jashtë kualifikimit në Konfederatën Aziatike. Më 31 mars ishte planifikuar një përballje mes Irakut dhe fituesit të duelit Bolivi-Surinam. Kjo ndeshje do të zhvillohej në Monterrey.

Megjithatë, ndeshja rrezikon të mos zhvillohet për shkak të problemeve logjistike. Hapësira ajrore e Irakut është mbyllur për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, gjë që mund të pengojë kombëtaren e Bagdadit të udhëtojë drejt Meksikës. Për këtë arsye, Iraku ka kërkuar shtyrjen e “playoff”-eve.

Nëse tërheqja e Iranit konfirmohet përpara ndeshjeve të fundit të marsit, FIFA mund të vendosë që Iraku të kualifikohet drejtpërdrejt në Botëror. Në këtë rast, vendi i tij në “playoff” mund t’i kalojë Emirateve të Bashkuara Arabe, që është skuadra e radhës në listë.

Raste të ngjashme janë shumë të rralla në futbollin ndërkombëtar. Një precedent i famshëm është UEFA Euro 1992, kur Danimarka zëvendësoi Jugosllavinë dhe arriti ta fitonte turneun. Një situatë e krahasueshme ndodhi edhe në FIFA Club World Cup 2025, kur Club León u përjashtua për shkak të rregullave mbi multipronësinë dhe u zëvendësua nga Los Angeles FC, që fitoi “playoff”-in ndaj Club América.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco