Java e 28-të e Superiores nis me duelin kryesor Egnatia – Vllaznia, kalendari

Java e 28-të e Superiores nis me duelin kryesor Egnatia – Vllaznia, kalendari

13:28, 11/03/2026

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” nis të premten, më 13 mars, me një përballje të fortë mes Egnatia dhe Vllaznia në “Arena Egnatia”, në orën 19:00. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, me shkodranët që kryesojnë tabelën. Pas një barazimi të papritur në javën e kaluar, Vllaznia synon rikthimin te fitorja, ndërsa kampionët në fuqi të Egnatias do të kërkojnë triumfin në shtëpi për të marrë kreun e renditjes.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera. Në orën 15:00, Tirana, që renditet në vendin e fundit, do të presë Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky është një përballje direkte për mbijetesën, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e plota.

Në orën 18:00, në stadiumin “Flamurtari”, do të luhet sfida Flamurtari – AF Elbasani, një ndeshje e rëndësishme për objektivat e tyre: Flamurtari synon mbijetesën, ndërsa AF Elbasani kërkon të afrohet me kreun e tabelës.

Java e 28-të do të mbyllet të dielën me dy përballjet e fundit. Në orën 15:00, në stadiumin “Vora”, do të zhvillohet ndeshja Vora – Partizani, ndërsa në orën 18:00, në “Air Albania”, Dinamo City do të përballet me Teutën.

Kalendari i javës së 28-të:

Egnatia – Vllaznia, 13.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”

Tirana – Bylis, 14.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Flamurtari – AF Elbasani, 14.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”

Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”

Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco