Guardiola zgjedh makinën elektrike, trajneri i City-t mbrojtës fanatik i mjedisit

Guardiola zgjedh makinën elektrike, trajneri i City-t mbrojtës fanatik i mjedisit

11:04, 11/03/2026

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, njihet si një nga teknikët më të suksesshëm dhe më të respektuar në historinë e futbollit. Përveç arritjeve në fushë, ai shpesh tërheq vëmendje edhe për stilin e tij të veçantë të jetesës dhe për mesazhet që përcjell jashtë futbollit.

Një detaj interesant që bie në sy në qendrën stërvitore të klubit anglez është makina me të cilën ai shkon çdo ditë në stërvitje. Mes makinave luksoze dhe superautomjeteve të lojtarëve, Guardiola paraqitet me një model elektrik relativisht modest, Ford Capri.

Tekniku katalanas ka shprehur shpesh publikisht mbështetjen e tij për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e alternativave më të qëndrueshme të transportit. Në disa intervista ai ka theksuar se përdorimi i makinave elektrike mund të ndikojë pozitivisht në reduktimin e ndotjes.

“Nëse zgjedhim forma më të qëndrueshme të lëvizjes, si automjetet elektrike, mund të japim një kontribut të rëndësishëm për planetin tonë”, është shprehur më parë Guardiola.

Në të kaluarën ai ka bashkëpunuar edhe me kompaninë japoneze Nissan dhe për një periudhë të gjatë ka përdorur modelin elektrik Nissan Leaf.

Aktualisht, trajneri i City-t përdor një Ford Capri të ri elektrik, me një vlerë rreth 43 mijë euro. Ky model modern ofrohet me disa variante fuqie, që variojnë nga 177 deri në 340 kuaj fuqi dhe përfaqëson strategjinë e Ford-it për zhvillimin e automjeteve me emetime të ulëta në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco