Alarm për raketa nga Irani, ndërpritet transmetimi televiziv për Ligën e Kampioneve në Katar

Alarm për raketa nga Irani, ndërpritet transmetimi televiziv për Ligën e Kampioneve në Katar

07:29, 11/03/2026

Shfaqet frika në Katar gjatë një transmetimi televiziv dedikuar Ligës së Kampioneve ne frekuencat e BeIN Sports.

Ajo që ndërpreu diskutimet e opinionistëve dhe moderatorit të programit, ishte një sirenë e fortë alarmi që vinte nga pajisjet e disa prej personave të pranishëm në studiot televizive.

Një alarm që paralajmëronte ardhjen e menjëhershme të raketave nga Irani. Nuk është një mister, që Katari prej ditësh intercepton raketa iraniane për shkak të luftës së shpërthyer në Lindjen e Mesme.

Në videon që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale  shfaqet moderatori i programit  që iu shpjegon teleshikuesve çfarë po ndodhte, por pa e humbur qetësinë ashtu sikurse edhe të ftuarit gjatë transmetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco