Atletico e Madridit merr një fitore shumë të vlefshme 5-2 përballe Tottenhamit në 'Metropolitano', rezultat që e bën skuadrën madrilebe favorite për të vijuar më tej.
Atletico Madridi ka zhvilluar një pjesë të parë spektakolare ndaj Tottenham Hotspur, duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh të thellë 4-1.
Skuadra madrilene e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Marcos Llorente. Mesfushori përfitoi nga një rrëmujë brenda zonës dhe e dërgoi topin me qetësi në këndin e poshtëm të majtë të portës për 1-0.
Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 14-të, Antoine Griezmann realizoi një gol të bukur. Francezi kaloi disa kundërshtarë në hyrje të zonës dhe goditi ulët, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë për 2-0.
Tottenham pësoi edhe një tjetër goditje në minutën e 16-të, kur një gabim i mbrojtjes i dhuroi një rast të artë Julian Alvarez-it, i cili nuk gaboi nga afër dhe shënoi për 3-0. Vetëm një minutë më pas londinezët u detyruan të bëjnë edhe një zëvendësim në portë, me Guglielmo Vicario që hyri në fushë në vend të Antonin Kinsky.
Dominimi i Atletico-s vazhdoi edhe në minutën e 22-të, kur Robin Le Normand shënoi me kokë pas një topi të kthyer brenda zonës, duke e çuar rezultatin në 4-0.
Tottenham reagoi në minutën e 26-të me një gol nga Pedro Porro për 4-1.
Në minutën e 37-të, Tottenham ishte shumë pranë golit të dytë kur Cristian Romero goditi me kokë pas një goditjeje nga këndi, por topi u përplas në shtyllën e djathtë.
Kështu, pjesa e parë u mbyll me dominimin e Atletico Madrid, që shkon në pushim me avantazhin e qartë 4-1.
Sapo nis pjesa e dytë, Atletico gjen golin e pestë me Alvarez (55').
Solanke e zbuti disi humbjen e thellë të Tottenhamit me golin e 5-2.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: