Newcastle-Barcelona, formacionet zyrtare: Thiaw duhet të ndalë Yamal-in, edhe Lewandoski titullar

Newcastle-Barcelona, formacionet zyrtare: Thiaw duhet të ndalë Yamal-in, edhe Lewandoski titullar

20:06, 10/03/2026

‘St. James’ Park’ ndriçohet këtë mbrëmje për ndeshjen e parë të 1/8-ave të finales së Champions League midis Newcastle dhe Barcelonës.

Skuadra pritëse vendos nga minuta e parë ish-lojtarin e Milanit, Tonali, në zemër të mesfushës, me Ramsey dhe Joelinton pranë tij, ndërsa në mbrojtje hapësirë nga minuta e parë merr edhe një tjetër ish-kuqezi, Malick Thiaw.

Nga ana tjetër, Barcelona propozon një mesfushë sulmuese plot fantazi dhe kreativitet me Lamine Yamal, Fermin Lopez dhe Raphinha pas Lewandowski-t, sulmues qendror. Hapësirë nga minuta e parë ka edhe ish-lojtari i Interit, Cancelo, si mbrojtës i majtë në një mbrojtje me katër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco