Dritë jeshile për ndryshimet në ‘Camp Nou’, kapaciteti rritet në 62 mijë spektatorë

Dritë jeshile për ndryshimet në ‘Camp Nou’, kapaciteti rritet në 62 mijë spektatorë

17:06, 10/03/2026

Barcelona ka marrë lejen nga Bashkia e Barcelonës për të zgjeruar kapacitetin e stadiumit ‘Camp Nou’. Autoritetet kanë dhënë licencën e kategorisë 1C, e cila lejon që më shumë spektatorë në stadium, duke e çuar kapacitetin total në 62 mijë persona.

Klubi ka pritur disa javë këtë autorizim, pasi fillimisht ishte parashikuar që vendimi të merrej deri më 22 shkurt, në ndeshjen kundër Levantes. Megjithatë, Bashkia e Barcelonës ka shtyrë vendimin deri tani.

Me këtë zgjerim, tashmë do të hapet edhe tribuna e veriut, e cila më parë ishte e mbyllur. Kjo do të thotë se 17 mijë tifozë të tjerë do të mund të ndjekin ndeshjet, krahasuar me përballjet e fundit të klubit.

Joan Laporta dhe Víctor Font do të jenë kandidatët në zgjedhjet për president të klubit. Barcelona shpreson që zgjerimi i stadiumit të jetë në fuqi tashmë për ndeshjen kundër Sevilla-s, këtë të diel, që përkon me ditën e zgjedhjeve. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur për shkak të afërsisë me ndeshjen e LaLiga-s, tifozët do të kenë mundësi të përdorin të gjithë kapacitetin prej 62 mijë vendesh në takimin me Newcastle për UEFA Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco