Vllaznia në zi, klubi shkodran reagon për ndarjen nga jeta të Engin Firat

Vllaznia në zi, klubi shkodran reagon për ndarjen nga jeta të Engin Firat

21:16, 09/03/2026

Vllaznia e Shkodrës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit sportiv të klubit, Engin Firat.

55-vjeçari humbi jetën në mënyrë të papritur pasi pësoi një arrest kardiak në aeroportin e Stamboll. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur botën e futbollit dhe veçanërisht klubin shkodran, me të cilin kishte bashkëpunuar në të kaluarën.

Në reagimin e publikuar nga klubi kuqeblu theksohet dhimbja për këtë humbje të parakohshme dhe shprehen ngushëllimet për familjen e tij.

“Me keqardhje mësuam ditën e sotme ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një arresti kardiak, të ish-drejtorit sportiv të klubit tonë, z. Engin Firat. Në këto momente të dhimbshme, KF Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe njerëzve të tij më të dashur, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe, Engin Firat”, thuhet në mesazhin e klubit.

Firat kishte një karrierë të gjatë në futbollin ndërkombëtar, duke punuar në role të ndryshme si trajner dhe drejtues sportiv në disa vende. Ai njihej si një profesionist me përvojë dhe një figurë e respektuar në ambientin e futbollit.

Ndarja e tij nga jeta në moshën 55-vjeçare konsiderohet një humbje e rëndë për ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të gjatë karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco