Partizani fiton derbin ndaj Dinamos dhe i merr vendin e katërt skuadrës së Ilir Dajës

Partizani fiton derbin ndaj Dinamos dhe i merr vendin e katërt skuadrës së Ilir Dajës

20:58, 09/03/2026

Partizani ka triumfuar në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, një sukses shumë i rëndësishëm që i lejon të kuqtë të parakalojnë rivalët në renditje dhe ta shohin veten në zonën e “Final Four”, me tri pikë më shumë se blutë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 37-të. Pas një goditjeje këndi, Murataj harkoi saktë nga e djathta në zonë, aty ku Martinez u shkëput nga mbrojtja dhe me një goditje me kokë mposhti portierin Teqja, duke kaluar Partizanin në avantazh.

Dinamo tentoi të reagonte, por rasti më i mirë në fundin e pjesës së parë i takoi Sidibe-së, i cili pas një devijimi në zonë goditi mbi traversë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të të kuqve.

Në fillimin e pjesës së dytë, Partizani goditi sërish. Në minutën e 50-të, një aksion i shpejtë nga e djathta solli topin te Dumbia në hyrje të zonës dhe mesfushori nuk hezitoi, duke lëshuar një gjuajtje të fortë që mposhti Teqjen për golin e dytë të të kuqve.

Dinamo u përpoq të rikthehej në lojë dhe në minutën e 64-t Murataj harkoi nga e djathta për Sidibe, por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri Teqja, i cili shpëtoi portën nga një gol i tretë. Pak minuta më vonë, në minutën e 67-të, Berisha dërgoi një harkim të rrezikshëm në zonë për Mustafën, por tentativa e këtij të fundit me kokë u ndal nga Qirko.

Dinamo kishte edhe disa raste të tjera me Bregun nga goditjet e dënimit dhe gjuajtjet nga distanca, por portieri Qirko u tregua vendimtar duke mbajtur rezultatin në 2-0. Në minutën e 87-të ishte traversa që i erdhi në ndihmë Partizanit.

Në fund, derbi i kryeqytetit u mbyll me fitoren e Partizanit, një sukses që e afron ndjeshëm skuadrën e kuqe me objektivin për të qenë pjesë e fazës “Final Four”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco