VIDEO/ Nisi sherrin masiv në finalen Cruzeiro–Atlético MG, shihni si e ka pësuar portieri Everson

VIDEO/ Nisi sherrin masiv në finalen Cruzeiro–Atlético MG, shihni si e ka pësuar portieri Everson

15:13, 09/03/2026

Finalja e kampionatit rajonal Mineiro mes Cruzeiro-s dhe Atlético Mineiro-s (1-0) u kthye në një nga ndeshjet më skandaloze të futbollit brazilian. Takimi do të mbahet mend jo vetëm për rezultatin, por edhe për përleshjen e madhe në fund të ndeshjes, e cila solli plot 23 kartonë të kuq.

Situata degjeneroi në kaos total në minutat e fundit, kur lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv në fushë. Në mesin e të përfshirëve ishte edhe portieri i Atlético Mineiro, Everson, i cili duket se ishte ndër më të dëmtuarit nga incidenti.Në fakt, ishte pikërisht ky lojtar që u bë shkaktar për nisjen e zënkës masive.

Pamjet e tij me fytyrë të gjakosur dhe të plagosur u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, duke u bërë virale. Fotografia e portierit brazilian, i cili do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje, ka tronditur opinionin sportiv.

Në përleshje u përfshinë shumë futbollistë dhe ishte e vështirë të kuptohej se kush goditi kë. Mes lojtarëve të përjashtuar ishte edhe sulmuesi i njohur brazilian Hulk, i cili në një moment goditi me grusht një kundërshtar nga prapa.

Pas ndeshjes, Hulk reagoi duke dënuar skenat e dhunës: “Është e trishtueshme, nuk kam parë kurrë dhunë të tillë në një ndeshje futbolli. Nuk duhet të japim këtë shembull, sepse pasojat mund të përhapen në të gjithë botën.”

Me 23 kartonë të kuq, kjo ndeshje theu rekordin e mëparshëm në futbollin brazilian, që datonte nga viti 1954, kur në një takim mes Portuguesa-s dhe Botafogo-s ishin dhënë 22 kartonë të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco