Kupa e Shqipërisë/ Nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve, në garë katër skuadra

Kupa e Shqipërisë/ Nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve, në garë katër skuadra

14:51, 09/03/2026

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë nesër shortin për fazën gjysmëfinale të Kupa e Shqipërisë për sezonin 2025/2026.

Ceremonia do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtypin, duke nisur nga ora 15:00. Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e mediave dhe drejtuesit e katër klubeve që kanë arritur deri në këtë fazë të kompeticionit.

Skuadrat që kanë siguruar një vend në gjysmëfinale janë Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.

Nga shorti do të përcaktohen dy përballjet gjysmëfinale, të cilat do të vendosin edhe ekipet që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë në këtë edicion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco