Russell sulmon Hamilton-in: Hesht dhe merru me Ferrari tënd!

Russell sulmon Hamilton-in: Hesht dhe merru me Ferrari tënd!

14:14, 09/03/2026

Dominimi i jashtëzakonshëm i Mercedesit në fillim të sezonit të ri të Formula 1 ka shkaktuar debate, pas reagimit të Lewis Hamilton për ligjshmërinë e njëvendëses së tij. Hamilton, pilot i Ferrarit, ngriti dyshime për avantazhin e Mercedes në GP e Australisë, gara e parë e kampionatit, por nuk mbeti pa përgjigje nga fituesi i parë i sezonit, George Russell.

Në Melbourne, Mercedes realizoi një “dublim” të padiskutueshëm, duke treguar një ritëm shumë më të lartë sesa konkurrentët. Ferrari, edhe pse afër, përfundoi 10 sekonda pas, edhe me goma të konsumuara më shumë. Superioriteti i Mercedes-it i atribuhet inovacioneve teknike që shfrytëzojnë në maksimum rregulloren. FIA, megjithë kritikat, e miratoi këtë risi, duke dhënë një avantazh të dukshëm monopostit W17 në pistë.

Para garës, Hamilton kritikoi publikisht avantazhin e Mercedes-it, duke sugjeruar se ekipi shfrytëzoi një “zonë të hollë” të rregullores. “Nëse kanë këtë avantazh, edhe për disa muaj, sezoni është i humbur. Nëse marrëdhënia e kompresionit është arsyeja e fuqisë së tyre, do të jem i zhgënjyer që FIA e lejoi. Do t’i kërkoj ekipin tim për të bërë të njëjtën gjë,” deklaroi Hamilton.

Pas fitores në Melbourne, Russell minimizoi superioritetin e W17 dhe iu përgjigj drejtpërdrejt Hamilton. Ai tha se do të fluturojë bashkë me Hamilton-in dhe e priste bisedën: “Do ta dëgjoj vazhdimisht: ‘motori yt është i pabesueshëm, marrëdhënia e kompresionit është e paligjshme, bla bla bla…’. Unë vetëm doja të flija relativisht herët,” tha Russell. Kur u pyet se si do t’i përgjigjej, ai tha qartë: “Do t’i them të heshtë dhe të mendojë për gjërat e tij, në Ferrari-n e tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco