‘Këpuca e Artë’ europiane, renditja kryesore e ngrirë, Vedat Muriqi ngjitet në vendin e katërt

‘Këpuca e Artë’ europiane, renditja kryesore e ngrirë, Vedat Muriqi ngjitet në vendin e katërt

13:24, 09/03/2026

Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe duket i pamposhtur në garën për “Këpucën e Artë” europiane. Sulmuesi anglez, i pushuar në javën e fundit të kampionatit, kryeson renditjen me një avantazh të qartë ndaj rivalëve të tij, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, të cilët janë ndalur nga problemet fizike.

Përveç Kane, surpriza e renditjes këtë sezon është çifti Igor Thiago – Vedat Muriqi, të cilët ndajnë vendin e katërt me nga 36 pikë secili. Ky përparim i Muriqit është një lajm i mirë për sulmuesin kosovar, duke treguar se performanca e tij në klub po vlerësohet edhe në nivel europian.

Serie A, nga ana tjetër, mbetet jashtë “top-10”. Golashënuesi kryesor i kampionatit italian, Lautaro Martinez, është jashtë fushës për shkak të dëmtimit dhe tani renditet i 12-ti me 28 pikë, së bashku me lojtarë si Joaquin Panichelli, Lamine Yamal, Luis Diaz, Joao Pedro dhe Darko Lemajic.

Renditja e “Këpucës së Artë” llogaritet duke shumëzuar golat e shënuar me koeficientin e UEFA-s për kampionatet: 2 pikë për ligat kryesore (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë), 1.5 pikë për ligat e vendeve 6-22 dhe 1 pikë për të tjerët.

Renditja aktuale e “Këpucës së Artë” europiane:

Harry Kane – 60 pikë

Kylian Mbappé – 46

Erling Haaland – 44

Igor Thiago – 36

Vedat Muriqi – 36

Luis Suárez – 34,5

Vangelis Pavlidis – 31,5

Antoine Semenyo – 30

Ayase Ueda – 30

Deniz Undav – 30

Mason Greenwood – 30

Lautaro Martínez – 28

Joaquin Panichelli – 28

Lamine Yamal – 28

Joao Pedro – 28

Luis Diaz – 28

Darko Lemajic – 28

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco