Në natën e fundit të NBA-së, San Antonio Spurs shkatërruan Houston Rockets me rezultatin 145-120, ku spikati edhe performanca e Victor Wembanyama, i cili shënoi 29 pikë.
Në një tjetër takim, Luka Doncic shënoi 35 pikë dhe udhëhoqi Los Angeles Lakers drejt fitores 110-97 ndaj New York Knicks. Ndërkohë, Donovan Mitchell shënoi 30 pikë për Cleveland Cavaliers, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen ndaj Boston Celtics me rezultatin 109-98.
Miami Heat triumfuan 121-100 ndaj Detroit Pistons, ndërsa Toronto Raptors, me një paraqitje të shkëlqyer të RJ Barrett që realizoi 31 pikë, mposhtën 122-92 Dallas Mavericks.
Fitore të thellë regjistruan edhe New Orleans Pelicans, të cilët mposhtën Washington Wizards 138-118, me Saddiq Bey që shënoi 23 pikë. Paolo Banchero kontribuoi me 33 pikë në fitoren e Orlando Magic 130-91 ndaj Milwaukee Bucks.
Në ndeshjet e tjera, Portland Trail Blazers fituan 131-111 ndaj Indiana Pacers, me 28 pikë të Scoot Henderson, ndërsa Chicago Bulls u mposhtën 126-110 nga Sacramento Kings. Phoenix Suns e mbyllën me fitore 111-99 ndaj Charlotte Hornets, ku u dallua Devin Booker me 30 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: