UFC konfirmon 6 duelet e para për eventin historik në Shtëpinë e Bardhë, dy për tituj

UFC konfirmon 6 duelet e para për eventin historik në Shtëpinë e Bardhë, dy për tituj

11:28, 09/03/2026

UFC ka bërë zyrtare disa nga duelet kryesore që do të zhvillohen më 14 qershor në një event të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, një ngjarje që përkon edhe me 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës. Njoftimi u bë nga presidenti i UFC-së, Dana White, pas eventit UFC-326 në Las Vegas, ku u publikuan gjashtë duelet e para për këtë event historik.

Derisa një duel për titullin kampion bote është zyrtarizuar deri tani, ai do të zhvillohet në peshën e lehtë mes kampionit të dyfishtë dhe të pamposhturit, Ilia Topuria (18 fitore) dhe sfidantit amerikan, Justin Gaethje (27 fitore, 5 humbje), i cili mban titullin e përkohshëm të kësaj peshe.

Një tjetër duel i fortë është për titullin e përkohshëm të peshës së rëndë mes brazilianit Alex Pereira dhe francezit Ciryl Gane, një përballje që pritet të jetë spektakolare. Në kafaz do të shohim edhe ish-kampionin botëror amerikan Sean O’Malley ndaj kanadezit Aiemann Zahabi.

Veterani Michael Chandler gjithashtu do të jetë pjesë e eventit, duke u përballur me Mauricio Ruffy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco