VIDEO/ Skandal në finalen Cruzeiro-Atlético Mineiro: 23 kartonë të kuq dhe ndërhyrje e policisë

VIDEO/ Skandal në finalen Cruzeiro-Atlético Mineiro: 23 kartonë të kuq dhe ndërhyrje e policisë

11:17, 09/03/2026

Finalja e ‘Campeonato Mineiro’ mes Cruzeiro-s dhe Atlético Mineiro-s përfundoi në mënyrë dramatike, duke thyer rekord për futbollin brazilian: arbitri ndëshkoi me 23 kartonë të kuq lojtarët dhe stafin, një shifër që asnjëherë më parë nuk ishte regjistruar në historinë e këtij sporti në vend.

Rekordi i mëparshëm ishte 22 kartona të kuq, vendosur në vitin 1954 në një përballje mes Portuguesa-s dhe Botafogo-s.

Sherri nisi në minutat e fundit të sfidës në Belo Horizonte, kur portieri i Atlético Mineiro-s, Everson, ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj mesfushorit të Cruzeiro, Christian. Portieri nuk u ndal vetëm me ndërhyrjen, por iu hodh sipër kundërshtarit dhe e hodhi në tokë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga lojtarët e tjerë.

Situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar atmosferën në fushën e lojës. Incidenti i jashtëzakonshëm ka shkaktuar reagime të shumta në Brazil dhe ka ngritur debat mbi disiplinën dhe menaxhimin e ndeshjeve në futbollin vendor.

Ky moment do të mbahet mend si një nga më të çuditshmit dhe dramatikët në historinë e kampionatit Mineiro dhe futbollit brazilian në përgjithësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco