Barcelona udhëton drejt Anglisë me Gavin në përbërje për ndeshjen ndaj Newcastle

Barcelona udhëton drejt Anglisë me Gavin në përbërje për ndeshjen ndaj Newcastle

11:09, 09/03/2026

Skuadra e Barcelonës ka nisur këtë mëngjes udhëtimin nga Bilbao drejt Newcastle për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League. Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos humbasë kohë dhe të përqendrohet maksimalisht te ndeshja europiane, duke vendosur që ekipi të mos kthehet më në Barcelonë pas sfidës në ‘San Mamés’.

Në ekspeditën drejt Anglisë është bashkuar edhe Gavi, mesfushori që nuk udhëtoi të shtunën për shkak të ndarjes nga jeta të gjyshes së tij. Megjithatë, Gavi nuk ka marrë ende miratimin mjekësor, por do të jetë pjesë e skuadrës për të vijuar punën grupore dhe për t’u rikthyer gradualisht pas dëmtimit të gjurit që e kishte detyruar të operohej në gusht. Kthimi i tij në fushë duket shumë pranë.

Barcelona nuk do të zhvillojë stërvitje këtë të diel, përveç disa ushtrimeve të lehta në hotel. Stërvitja e vetme do të zhvillohet të hënën pasdite në stadiumin e ndeshjes, ‘St. James’ Park’, ku trajneri Flick do të përqendrohet te rikuperimi dhe freskia e lojtarëve, të cilët kanë akumuluar shumë minuta dhe ndeshje gjatë sezonit (42 deri tani).

Lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League:

Portierë: Joan García, Szczesny, Kochen

Mbrojtës: Cancelo, Gerard Martín, Araujo, Cubarsí, Eric, Cortés, Espart

Mesfushorë: Gavi, Pedri, Fermín, Casadó, Olmo, Marc Bernal, Tommy

Sulmuesi: Ferran, Lamine Yamal, Rashford, Raphinha, Lewandowski, Roony

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco