Po kalonte një formë të shkëlqyer duke shënuar, dëmtohet sulmuesi që pret ftesë nga Silvinjo

Po kalonte një formë të shkëlqyer duke shënuar, dëmtohet sulmuesi që pret ftesë nga Silvinjo

08:53, 09/03/2026

Ndër sulmuesit shqiptarë që po shkëlqejnë në këtë sezon larg vendit tonë, është padyshim Stiven Shpendi. Futbollisti po kalon një edicion mjaft të mirë me fanellën e Empolit në Serinë B, ku ka shënuar deri tani 10 gola e ka dhënë 1 asist.

Por shumëkush është çuditur kur nuk ka parë Shpendin sot as në fushën e lojës dhe as në pankinë në ndeshjen që Empoli luante në transfertë ndaj Katanxaros. Megjithatë, është mësuar se në stërvitjen e fundit para ndeshjes, sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë e kësisoj, nuk ka qenë i gatshëm për duelin në fjalë.

Një dëmtim që ndal disi vrullin e lojtarit i cili kishte shënuar 4 gola e dhënë një asist në 4 ndeshjet e fundit të tij në Serinë B dhe shpresonte që të merrte një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit mars të Shqipërisë për play-off të Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco