VIDEO/ Ndërhyrje e frikshme në Ekuador, futbollistit i thyhet këmba, autori kërkon falje

VIDEO/ Ndërhyrje e frikshme në Ekuador, futbollistit i thyhet këmba, autori kërkon falje

22:33, 08/03/2026

Një episod shumë i rëndë ka ndodhur në futbollin e Ekuadorit gjatë ndeshjes mes Mushuc Runa dhe Independiente del Valle. Futbollisti argjentinas, Brian Negro, bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit Jean Pierre Arroyo, duke i shkaktuar një frakturë të rëndë në këmbë.

Ngjarja ndodhi kur Negro u hodh në një ndërhyrje të rrezikshme dhe goditi fort kundërshtarin në kyçin e këmbës. Arroyo mbeti i shtrirë në fushë dhe u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent. Pamjet tronditëse bënë që disa nga shokët e tij të skuadrës të shpërthenin në lot.

Për ndërhyrjen e rëndë, Negro u ndëshkua me karton të kuq direkt. Fillimisht ai protestoi ndaj vendimit, por më pas, i ndërgjegjshëm për pasojat e aksionit të tij, kërkoi falje publikisht pas përfundimit të ndeshjes.

“Dua të kërkoj falje sepse ishte një aksion i pafat. E kapa në kyç kur ai po mbështeste këmbën. Në fillim nuk e kuptova çfarë ndodhi, por kur pashë reagimin e tyre e kuptova. Si njeri ndihem shumë keq”, u shpreh futbollisti argjentinas.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në futbollin ndërkombëtar për shkak të ashpërsisë së ndërhyrjes dhe dëmtimit serioz të lojtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco