Incident i pazakontë në Gjermani, tifozi i maskuar shkëput energjinë e VAR-it, gjyqtari 'zgurdullon' sytë

Incident i pazakontë në Gjermani, tifozi i maskuar shkëput energjinë e VAR-it, gjyqtari 'zgurdullon' sytë

22:19, 08/03/2026

Një episod i rrallë ka ndodhur në futbollin gjerman gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë mes SC Preußen Münster dhe Hertha BSC. Kur arbitri Felix Bickel shkoi te monitori për të rishikuar një episod të diskutueshëm për penallti, ai u përball me një ekran të zi.

Shkaku rezultoi të ishte i pazakontë: një tifoz i maskuar kishte shkëputur kabllon e energjisë së sistemit VAR për të penguar përdorimin e teknologjisë nga arbitri. Ngjarja ndodhi në stadiumin ‘LVM-Preußenstadion’. Sipas një punonjësi të sigurisë, i cili e sqaroi situatën për Sky Sport, tifozët vendas madje shfaqën edhe një pankartë me mbishkrimin “Shkëputeni VAR-in”.

Incidenti ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë, kur futbollisti i Münster, Niko Koulis, ndërhyri ndaj lojtarit të Herthës, Michael Cuisance, brenda zonës së rreptësisë. Fillimisht arbitri nuk dha penallti, por vendosi të konsultohej me VAR-in.

Megjithatë, pavarësisht ekranit të fikur, arbitri njoftoi në stadium se asistentja e VAR-it në Këln, Katrin Rafalski, e kishte vlerësuar ndërhyrjen si faull. Për këtë arsye u akordua penalltia, e cila më pas u shndërrua në gol nga Fabian Reese.

Ngjarja ka shkaktuar shumë polemika në futbollin gjerman, duke shtuar debatet rreth përdorimit të teknologjisë VAR dhe sigurisë në stadiume.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco