VIDEO/ Milani thyen Interin në derbi, vendos goli i Estupinan, gara e titullit ende e hapur

VIDEO/ Milani thyen Interin në derbi, vendos goli i Estupinan, gara e titullit ende e hapur

22:50, 08/03/2026

Milan fitoi 1-0 derbin e shumëpritur ndaj Interit, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm që mund të rihapë garën për titull në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri festoi në “San Siro”, falë golit vendimtar të Pervis Estupiñan.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e 3-të Interi rrezikoi të ndëshkohej pas një gabimi në ndërtimin e lojës nga portieri Yann Sommer, por goditja e Luka Modrić kaloi shumë pranë shtyllës. Pas kësaj, sfida hyri në një fazë studimi mes dy skuadrave.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 35-të. Pas një rasti të humbur nga Henrikh Mkhitaryan për Interin, Milani ndëshkoi menjëherë kundërshtarin: Estupiñan goditi fuqishëm me të majtën dhe mposhti Sommerin, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh 1-0.

Në pjesën e dytë, Interi reagoi dhe u hodh i gjithi në sulm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj portës së Mike Maignan. Rasti më i mirë për barazim i takoi Federico Dimarco, por goditja e tij nga një pozicion i mirë shkoi jashtë.

Me kalimin e minutave loja u bë më e tensionuar. Në fund pati edhe polemika për një prekje të mundshme me dorë në zonë nga Samuele Ricci, por arbitri vendosi të mos akordonte penallti. U përjashtua gjithashtu një anëtar i stafit të Allegrit në momentet e fundit.

Pas vërshëllimës përfundimtare, festa ishte e gjitha për Milanin, që me këtë fitore mban të hapur garën për titull në Serie A dhe i jep një goditje të fortë rivalit të qytetit.

Goli

Në minutën e 35-të të pjesës zhbllokohet sfida ndërmjet Milanit dhe Interit. Pas një rasti të pastërt të humbur nga Henrikh Mkhitaryan, Estupinan gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të fortë nga distancë e afërt, duke mposhtur portierin Yan Sommer.

Rasti i Mkhitaryan

Goli i parë i ndeshjes sjell festë të madhe për tifozët kuqezi në “San Siro”, duke ndryshuar atmosferën dhe duke vendosur avantazhin në favor të ‘Djallit’.

Goli i Estupinan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco