Kapiteni e konfirmon, Moriero largohet përfundimisht nga Flamurtari

Kapiteni e konfirmon, Moriero largohet përfundimisht nga Flamurtari

21:21, 08/03/2026

Françesko Moriero nuk është më trajner i Flamurtarit. Lajmi u konfirmua nga kapiteni i skuadrës, Lorenc Trashi, pas fitores 1-0 ndaj Vllaznisë.

“Për Morieron mund të them që është larguar përfundimisht nga Flamurtari,” deklaroi Trashi. Klubi ende nuk ka bërë një komunikatë zyrtare, ndërkohë që mungesa e trajnerit deri tani ishte e justifikuar për arsye shëndetësore.

Në vend të tij, Andi Ribaj po drejton ekipin si zëvendëstrajner që nga ndeshja me Partizanin. Pas humbjes me të kuqtë, Flamurtari ka barazuar me Teutën dhe ka fituar sot ndaj Vllaznisë.

Aktualisht, Flamurtari mban vendin e parafundit në renditje, ndërsa vendi i shtatë është vetëm 3 pikë larg, duke lënë shpresë për ngjitje në tabelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco