Andi Ribaj foli pas fitores 1-0 që Flamurtari arriti në shtëpi ndaj Vllaznisë, në një duel të vlefshëm për mbijetesën në Superiore. Trajneri i përkohshëm i kuqezinjve dha këtë koment për emisionin “Super Gol”:
“Ky 3-pikësh na jep besim për vazhdimësinë, e morëm kundër ekipit më të mirë të momentit. Siç kemi fituar me Vllazninë, kemi fituar edhe me Egnatian dhe kemi marrë pikë me Dinamon, gjithmonë kemi dhënë maksimumin. Çunat kanë dhënë gjithçka dhe jemi të gëzuar për 3 pikët”, tha Ribaj.
Ai analizoi edhe sfidën: “Vllaznia në sulm është shumë e fortë. U detyruam të kalonim Trashin më në qendër dhe patëm probleme nga krahët në disa minuta. U munduam të mbanim topin dhe të qarkullonim lojën. Djemtë ia dolën dhe i falenderoj.”
Ribaj nuk kurseu paralajmërimet për të ardhmen e tij: “Nuk e di a do të jem trajner i Flamurtarit deri në fund, ka drejtues, mund t’i pyesni ata. Po stërvit ekipin, nuk di asgjë më shumë. Të vijë drejtori dhe mund të shpjegojë më shumë.”
Ky triumf i Flamurtarit është një fitore shumë e rëndësishme për objektivin e mbijetesës, duke i afruar skuadrën me vetëm disa hapa larg zonës së sigurt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: