Tronditje në Angli, ndërron jetë futbollistja 15-vjeçare gjatë një ndeshjeje futbolli

Tronditje në Angli, ndërron jetë futbollistja 15-vjeçare gjatë një ndeshjeje futbolli

20:31, 08/03/2026

Një ndeshje e futbollit të vajzave në Angli u shndërrua në tragjedi pasi Amelia Aplin, 15 vjeçe, u rrëzua në tokë pa ndjenja dhe nuk arriti të rikuperonte më. Ajo u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 7 mars 2026, gjatë një ndeshjeje midis Oxford United dhe Fulhamit në qendrën stërvitore të Horspath.

Klubi i Oxford United bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e futbollistes 15-vjeçare të Akademisë, Amelia Aplin. Mbrëmë Amelia u rrëzua gjatë një ndeshjeje të Girls’ Academy kundër Fulhamit. Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë, shokët e skuadrës dhe trajnerët e Amelia-s.”

Ky rast tronditi komunitetin sportiv dhe lë pas një ndjenjë të thellë dhimbjeje për humbjen e një futbollisteje të re të talentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco